Shumë punë po bëhen nga shtëpia në kohë pandemie, si një mënyrë e mirë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Në Japoni kanë shpikur zyrën portative për të punuar, dhe duket se gjithçka ka funksionuar.
Është një çadër tryeze e palosshme që kushton rreth 65 euro.
Pasi mbaron punë ajo bëhet mjaft e vogël dhe nuk zë vend në shtëpi. Emri është perde 200-TENT001 dhe është projektuar për një person.
Ka një dritë dhe një dritare anësore. Mund të varni një dritë brenda, por mund të mbani ujë dhe sende të tjera. /noa.al/