Rrezikshmëria e sëmundjes së kancerit është e lartë, madje në shumicën e rasteve fatale për jetën e njeriut.
Është e vështirë për t’u zbuluar në kohë, ndaj edhe vdekshmëria është e lartë.
Por, një grup shkencëtarësh nga Amerika dhe Kina bënë një test që mundëson analizën e gjakut të një pacienti për të zbuluar kancerin katër vjet para se të shfaqen simptomat.
Të paktën këtë shkruan revista shkencore Nature Communications.
Shkencëtarët në Kinë mblodhën mostrat e gjakut nga pacientët që luftonin me kancer në periudhën nga 2007 deri më 2017.
Më shumë se 120 mijë njerëz morën pjesë në hulumtim, nga i cili u morën më shumë se 1.5 milion mostra gjaku.
Duke vepruar kështu, shkencëtarët morën analiza nga njerëzit që u diagnostikuan me kancer vetëm disa vjet pasi dhuruan gjak.
Testi mund të zbulojë kancerin e stomakut, ezofagut, mëlçisë dhe mushkërive. Theksohet se testi “PanSear” mundëson zbulimin e kancerit në fazat e hershme te pacientët asimptomatikë, me një probabilitet saktësie prej 91 për qind.
Shkencëtarët thonë se do të vazhdojnë ta përsosin metodën, thuhet në artikull. /noa.al/