[sgmb id=”1″]
Bosi i Chelsea, Antonio Conte dhe menaxheri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti janë dy emra që mundë ta zëvendësojnë në të ardhmen Vincezno Monetallan në Milan, transmeton IndeksOnline.
Raportet nga Italia thonë se dy menaxherët e lartpërmendur janë në listën e pronarëve kinez, dhe shumë lehtë në sezonin e ri 2018/19, një prej tyre mundë ta shohim në stolin kuqezi.
Milani aktualisht është në pozitën e gjashtë në Serie A, duke humbur dy herë, pavarësisht se kanë shpenzuar mbi 200 milionë funta këtë verë.
Pretendimet janë se Montella do ta mbyllë sezonin me Milanin, por sipas “Gazzetta dello Sport”, Conte ose Ancelotti do të emërohet trajner i ri i Rossonerëve.
Ancelotti po kalon në formë jo të mirë me Bayernin dhe së fundi është folur për një largim të mundshëm. Në anën tjetër Conte po kalon mirë me Blutë e Londrës, por shumë herë e ka konfirmuar se do të rikthehet në Itali.