Loading...

Rama: ‘Është shumë e tu.rpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat

Edi Rama thotë se Ilir Meta ka dalë nga shinat e funksionit të tij si kreu i shtetit, një ditë pas deklaratave se mazhoranca është një organizatë kr.iminale.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se Meta “ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të deg.raduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon”.
Keni një koment për deklaratën e Presidentit Ilir Meta i cili e quajti maxhorancën organizatë kr.iminale?

Rama: Është vërtet fat.keqësi që përshkallëzimi i dh.unës verbale dhe i ma.rrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e tu.rpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon.

Është vërtet për të ardhur keq.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com