Një 20-vjeçar shqiptar me banim në Itali ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në Chiari.
Klajdi Hallulli, i cili udhëtonte së bashku me tre miq të tij.
Mediat italiane shkruajnë se mjeti Ford Focus rrëshqiti papritmas, ndoshta për shkak të përgjumjes.
Hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi çështjen.
Dy prej të rinjve kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë kanë qenë në gjendje të rëndë.
Njëri prej tyre, pikërisht Klajdi Hallulli nuk ja ka dalë dhe ka humbur jetën pak orë pasi kishte mbërritur në spital.
Qendra e operacioneve, përveç njësisë së zjarrfikësve në Brescia, dërgoi gjithashtu katër ambulanca dhe helikopterin në vendin e ngjarjes.
Klajdi Hallulli ishte i punësuar në një kompani lokale, ai i lë prindërit dhe një vëlla.