Me ardhjen e stinës së vjeshtës, numri i të infektuarve të rinj me Covid-19, është shtuar dukshëm. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TvT, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, thotë rritja e shifrave reflekton edhe rritjen e numrit të testimeve.
“Padyshim që reflekton edhe numrin e testimeve, sepse gjatë javës së kaluar përqindja e pozitivitetit është luhatur mes 18 dhe 25 për qind, nëse do kjo do të ishte edhe në muajt gusht, kjo është rrjedhojë e rritjes së testimeve, njerëzit izolohen për të mos infektuar të tjerët”.
Mjeku Ilir Alimehmeti thotë së përpara vënies me detyrim të maskave, duhet të mendohet më shumë për reduktimin e qëndrimit në ambiente të mbyllura, meqë më shumë se gjysma e infeksioneve reale janë duke ndodhur në ambiente të mbyllura, tashmë edhe me hapjen e restoranteve të mbyllura.
“Pakujdesinë nuk e studiojmë në këtë moment, gjysma e infeksioneve reale janë duke ndodhur nëpër ambiente të mbyllura, zyra, administratë pune, tani edhe me hapjen e restoranteve të mbyllura që do të thotë se vendosja e maskave në vende të mbyllura e ka atribuimin e ulët”.
Epidemiologu shprehet i bindur se tashmë shkuarja në restorante të mbyllura, përveç që është luks, mund të evitohet në maksimum, sepse nuk është e njëjtë sikurse të shkosh në shkollë e punë.
“Nuk është detyrim të shkosh në restorante sikurse është për të shkuar në shkollë e punë, është luks, nuk është diçka që bëhet me zor, pra është e këshillueshme që të evitohen, ndryshe nga diskutimi i maskës që është masë plotësuese, pika kyçe është grumbullimi me çdo kusht në ambiente të mbyllura”.
në ambiente të mbyllura”.