Një rrap shekullor është rrëzuar gjatë natës në periferi të Fierit.
Për pasojë katër makina janë dëmtuar, të cilat ishin të parkuara aty.
Po ashtu u bllokua edhe rruga për disa minuta.
Forcat zjarrfikëse bënë të mundur largimin e mbetjeve të rrapit, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz.
Këto pemë janë shpallur monumente natyre, por njëkohëshish përbëjnë rrezik për shkak të vjetërsisë.