Loading...

Një virus i panjohur alarmon jugun e Shqipërisë, ngordhin dhjetëra kafshë

Një virus që për banorët e jugut të vendit është i panjohur, ka depërtuar ditët e fundit tek disa qindra kafshë shtëpiake.

Një blegtor informoi të shtunën se të 500 krerët e bagëtive që ai ka pasur, janë infektuar nga virusi.

Blegtori tregon se të paktën 20 krerë kanë ngordhur këto ditë pas infektimit me virusin vdekjeprurës.

Banori i Gjirokastrës është ankuar në drejtorinë e Bujqësisë në Gjirokastër, por askush nuk u ka dhënë përgjigje në lidhje më këtë sëmundje, apo për t’i kompensuar bagëtitë.

Blegtori tregon se i ka matrikulluar të 500 krerët e bagëtive, dhen e gjedh që ka pasur.

Nga diganostikimet e Mjekëve Veterinerë, hidhen dyshime se virusi që ka prekur bagëtitë në Gjirokastër, është një sëmundje infektive e njohur si Gjuha blu, apo Blutong (Blue Tongue).

Virusi i Gjuhës blu (Bluetongue), nuk transmetohet natyralisht nga njëra kafshë tek tjetra, por vetëm nëpërmjet mushkonjave. Piku i popullacionit të mushkonjave arrihet gjatë verës së vonshme dhe vjeshtës dhe kjo është koha kur vërehet Blutongu (gjuha blu).

Është parë që mushkonjat mund të lëvizin në një ditë në distancën nga 1.5-2 km, por në rast se kushtet metereologjike janë të favorshme, ato mund të lëvizin edhe më shumë, sidomos në rastet e prezencës së erës, jo shumë të fuqishme ato mund të lëvizin deri në 200 km.

Blutongu (gjuha blu) karakterizohet nga ndryshime në membranat mukoze të gojës dhe të hundës si dhe të zonës koronare të thundrës. Shenjat klinike janë shumë të rënda në dhën, porse dhe gjedhët shfaqin shenja klinike të sëmundjes në fjalë.

Mjeku veteriner, duhet të thirret nga fermeri në rastet kur vëren në tufë një numër të madh kafshësh me çalime, temperaturë të lartë rektale, salivacion, rrjedhje lotësh si dhe rrjedhje nga hunda e sytë.

Shënjat klinike të kësaj sëmundje në dhën, varen nga shtami viral dhe racat e dhënve dhe shfaqen pas një periudhe inkubacioni nga 4 deri në 12 ditë. Vdekjet e dhënve në një tufë të prekur mund të arrijnë deri në 70% ose dhe më shumë. Kafshët e mbetura gjallë, humbasin kondicionin, kanë ulje të prodhimit të mishit dhe leshit.

Nuk ka të dhëna zyrtare nga autoritetet nëse ky virus prek edhe njerëzit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com