[sgmb id=”1″]
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme tek sheshi i “Flamurit” në Vlorë.
Nga ngjarja mësohet se është plagosur një person. Automjueti tip “Peugeot” ka goditur sferat rrethuese në sheshin e flamurit në Vlorë, ndërsa mendohet se shkaku i aksidentit është shpejtësia tejet normave të lejuar të automjetit.
Ky eshte aksidenti i dytë në vetëm pak ditë në këtë shesh në Vlorë,kur edhe ditën e premte ,një tjetër mjet është aksidentuar në sferat rrethuese. Sheshi i flamurit ,vijon të mbetet një problem,për shkak të sferave apo topave të vegjël përgjatë gjithë këtij segmenti,duke u bërë në shumë raste burim aksidenti.