Loading...

Rama: ‘Policia të kontrollojë dhe deputetët, duhet të mësohemi’

Kryeministri Rama ka folur edhe njëherë për mbajtjen e maskave edhe në rrugë. Në takim me gazetarët, ku prezantoi platformën online “deputeti që duam”, kërkoi nga policia që të ketë vëmendje edhe ndaj përfaqësuesve të Parlamentit, pasi disa prej deputetëve sot u panë pa maska.

Madje u kujdes të saktësonte se nuk do ketë falje të gjobave për askënd që kapet në rrugë pa maskë.

“Ka një problem të vogël se duhet pasur parasysh se s’duhet të niset njeri me idenë se do falim gjobat. Këto do t’i mbajmë pak si gjatë kam përshtypjen, pasi kemi dhe sezonin e dimrit. Gjobat do të vijnë tek fatura e dritave. S’duhet ta vëmë këtë maskën me idenë se do marrim gjobë. I kam kërkuar Policisë së Shtetit që të jetë e vëmendshme dhe vëmendjen ta ketë fillojë Parlamenti i Shqipërisë, nga institucionet qendrore.

Teorikisht duhet të jetë e vështirë. Nuk është e mundur që policia të më ndalojë makinën mua e të më shoh nëse e kam mbajtur apo jo maskën. Unë sot e kam mbajtur maskën. Gjermania sot mesa pashë e vuri në mjediset publike. Para disa ditësh s’pashë maskë asgjëkundi jashtë. Ndërkohë që brenda po. Në Austri as brenda as jashtë.

Të gjithë po e mbajnë tani. Se pashë nëpër media, qytetarët që thoshin që; “kemi frikë nga gjoba se maska kot është”. Po të ishte kot nuk do e vinte gjithë bota, se mirë diktatura gjakatare në Shqipëri po imponon maskën që t’iu mbyllë gojën shpirtrave të lirë që të mos flasin.”, tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com