Zv. kryeministri Erion Braçe iu ka bërë sot apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid.
Ai tha se duhen mbajtur maskat, të cilat nga sot do të jenë më detyrim në vendin tonë.
Braçe u bëri thirrje qytetarëve të mos dëgjojnë opozitën, teksa tha se ky është realiteti i ri që na dikton sëmundja dhe kështu duhet të mësohemi të jetojnë.
“Ndërkohë që ju thonë këtë, kyçen në vilat e tyre; Ndërkohë që ju thonë “maska nuk u mbron”, kyçen edhe më shumë në po ato vila!”, tha Braçe, teksa disa opozitarë kanë dalë kundër vendimit të qeverisë.
Braçe ironizoi deklaratat e krerëve të opozitës.
Braçe shprehet se sot 434 shqiptarë kanë humbur jetën për shkak të virusit dhe tashmë është e ditur se virusi nuk përzgjedh në bazë të asnjë kriteri tjetër, veçse përgjegjësisë së individëve që mbrojnë veten duke zbatuar këshillat e mjekëve dhe jo të politikanëve.
“Kudo jashtë shtëpisë! Idiotet politike të padobishëm, Maska po! Ky është normaliteti i ri i diktuar nga sëmundja; kështu do jetojmë! Virusi Covid-19 u provua se përhapet lehtësisht nga njeriu tek i ngjashmi; E di si? Mu ashtu si budallallëku përhapet ndër politikanë! Mos i dëgjo ata! Dëgjo mjekun tënd, mjekun e familjes, jo politikanin që ka guximin e budallait të bëj edhe mjekun apo mjekun që kurrë nuk bëri zanatin por politikanin”.
“Sic këto 7 muaj e dëshmuan, virusi nuk përzgjedh-as në gjini, moshë, origjinë, gjuhë, as në mal e as në fushe, as prej pasurisë, plaçkës; Por një dallim e ka bere qarte: Atë mes të përgjegjshmit dhe te papërgjegjshmit; Nuk është si dallimi mes trimit, heroit dhe frikacakut, tradhtarit! Nuk ka trima në këto 7 muaj dhe heronjtë nuk janë idiotët-politikanë e analistët rreth tyre që mohojnë virusin, refuzojnë masat mbrojtëse ndaj tij, përhapin me dhunë standardin idiot të tyre;
E provuar është kjo; do shihni gjithnjë e më shpesh si zhduken për dy javë, fiks dy javë, do i dëgjoni po aq shpesh se si do thonë se hoqën dhembin, veshin apo bajamet duke ju gënjyer sy me sy; Ndërkohë që ju thonë këtë, kycen në vilat e tyre; Ndërkohë që ju thonë “maska nuk u mbron”, kyçen edhe me shume ne po ato vila!”
“Maska te mbron që cke me të!! Është një masë plotësuese bashke me distancimin fizik e higjenën e shtuar. Nuk u mbron tamponi-sic u thotë urrejtësi që mendon se sa më shume nga ju të humbni jetën, aq më shpejt vjen ai ne pushtet; Maska nuk është sfidë ndaj Qeverisë, por ndaj jetës suaj! Ju mbron maska, distancimi fizik dhe higjena!”
“Ai dhe Ajo duan pushtetin, ju duhet të doni veten, familjen, shoqërinë! Nuk janë ai apo ajo heronjtë tuaj, ata janë gënjeshtarët tuaj! Heroi yt është mjeku, infermieri; Mjeku i familjes, infermieri bashke me te, farmacisti, cilido prej familjareve qe do te shërbejë; rrezikojnë jetën ata për ty!”
“Heroi yt është mjeku e infermieri ne Infektiv apo Sanatorium Por deri atje e ke ti ne dore; Mos e bej veten për mjekun! Mbro veten, familjen, fqinjët, patjetër edhe mjekun! Jeta është e shtrenjte; 434 shqiptare, sot nuk janë më për shkak të sëmundjes, i shtrenjtë secili prej tyre! Lutuni për ta!”, shkroi në reeagimin e tij Erion Braçe.
/NOA.al