Loading...

Rama replikon me komentuesin/ ‘Po kur të të pihet një cigare si do ia bëjnë duhan pirësit apo s’ka gjë ?’

Sipas udhëzimit të ISHP, nga sot, përveç shtëpisë dhe ambjenteve të tjera që janë të përcaktuara në regullore, mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Teksa Kryeministri Rama u ka kujtuar mëngjesin e sotëm qytetarëve se mbajtja e maskës tashmë është e detyrueshme, në çdo ambient të hapur dhe të mbyllur, sshumë qytetarë janë skeptikë dhe shprehen se nuk do ta vendosin maskën, ose e konsiderojnë atë një “mjet kontrolli” të Ramës.

Për këtë, kryeministri nuk ka hezituar t’ju përgjigjet disa prej tyre.

“Si te erdhi sufllqja mish patate salc kosi? Maskë në rrugë, po kur të të pihet një cigare si do ia bëjnë duhan pirësit apo s’ka gjë ? Të pihet ujë në rrugë, të hahet, si do ja bëjnë apo s’ka gjë”.

“Ju që mbroni akoma këto mostra, po i bëni keq vendit akoma më shumë se këta”.

“Unë i pari s’kam për ta vendos maskën në ambjent të hapur”.

“E mbaj prej 4 muajsh në pune se aty duhet vërtet”, i shkruan një komentues kryeminsitri Edi Rama.

Ndërkohë, kryeministri i thotë se ata që pinë cigare do ndalojnë në rrugë dhe do pinë, ndërsa për të ngrënë do futen në restorant.

“Kur të të pihet një cigare, e para, do bësh mirë mos ta pish, për veten tënde, po nëse nuk ke aq fuqi sa te ruash mushkeritë e tua, do ndalosh e do ta pish;”

“Kur të pihet ujë në rruge meqë do shkosh në këmbë nga qyteti në qytet, do ndalosh e do hapësh paguren që do kesh ne brez dhe do ta pish;”

“nëse të hahet në rruge do hapesh torben e udhëtimit dhe do ulesh në pyll e do hash nëse je mes dy qyteteve, ndërsa po të zuri uria në qytet do hysh në një restorant, do ulesh, do heqesh maskën dhe do hash! Sa për monstrat ti u merr të keqen tëgjithë njerëzve të logjikshëm që thonë mendimin e tyre këtu, e shyqyr janëshumica dërrmuese si kudo, po për veten tënde e jo për “këta që po i bëjnë keq vendit”, thirri mendjes e shih ç’bëhet në Itali, në Francë, në Amerikë e kudo në botë o të marrsha unë ty e të gjithëve si ti te keqen e mendjes së lehtë pupël”, – iu përgjigj Rama.

Ndërkohë, një qytetarë tjetër me ironi shkuran “se do ua vërë veshin shokëve dhe shoqeve të Partisë.”

“Ne edhe bare do të hamë edhe shokët dhe shoqet tanë të Partise do ua vëmë veshin dhe gjithmonë do t’ju bindemi urdhrave dhe idaleve të Partisë! Që tani direkt edhe unë që nga Gjermania do e vë masken vetëm për inat të Merkelit ta marri vesh si bëhet shtet! Poshtë armiqte dhe ideologjia perendimore imperialiste, rroftë proletariati”, – shkruan një qytetari.

Por në të njëjtën mënyrë i përgjigjet dhe Rama.

“Lumi ti me këtë që po i sheh “inatin e Merkelit” dhe “idealet demokratike” kur të të mbyllin prapë aty ku je! Zot i madh, edhe në mes të Europes disa shqipo vazhdojnë të mendojnë e të flasin sikur jetojnë në hënë, ndërkohë që bota s’po di nga t’ua mbajë me këtë virus të mallkuar”, i tha Rama në përgjigjen e tij.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com