Loading...

Ndërroi papritur jetë shkrimtari, publicisti dhe historiani i njohur shqiptar

Shkrimtari, publicisti dhe historiani i njohur shqiptar Nuri Dragoi, ndërroi papritur jetë, ditën e sotme.

Sipas familjarëve Dragoi ishte prekur nga Covid-19 prej disa ditësh.

Lajmin e trishtë, me dhimbje të madhe e kanë dhënë familjarët dhe të afërmit në rrjetet sociale.

Tomorr Laze, mik i Nuri Dragoi dhe poetit Xhevahir Spahiut, ishte ndër të parët që dha lajmin e trishtë.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pushoi së rrahuri zëmra e mikut tim të mirë, shkrimtarit të njohur, Nuri Dragoi. Kur Nuriu merte pjesë në gëzime e dasma tek dajllarët e tij në fisin LAZE, në Buzuq të Skraparit, ato 2-3 orë gjumë pas dasme, do ti bënte i qetë në dhomën time”, shkroi Tomorr Laze…

“U prehsh i qetë në gjumin e përjetshëm, i dashur Nuri ! I paharruar kujtimi yt, vëlla!”

Miku i Nuri Dragoit ndau edhe foto të 8 viteve më parë, ku tha se ishin “në një nga aktivitetet në Shoqata Tomorri Durres , gjatë promovimit të librit ” Sfidat e Poetit” me autor Nuri Dragoi, kushtuar poetit të madh, presidentit të shoqatës Tomorri, të madhit Xevahir Spahiu.”

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com