[sgmb id=”1″]
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairí O’connell.
Ministri Beqaj pas takimit tha se fokusi i kësaj ministrie është promovimi dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj të cilët kanë ide inovative.
“Ne do të merremi me ato aktivitete siç janë edhe të njohura, si ekonomia e dijes”, tha ai.
Beqaj tha se nga sot është funksional dhe se është kompletuar kabineti i tij, por që nuk tregoi se sa buxhet është i nevojshëm për këtë ministri.
Ndërsa, ambasadori O’Connell nuk është prononcuar për medie.