Loading...

Ja cfarë duhet të përfshijë një dietë e shëndetshme dhe e balancuar

Shumë nga ju mund të kenë provuar dieta nga më të ndryshmet për tu dobësuar, por pa asnjë rezultat.

Të mbash dietë nuk do të thotë të anashkalosh ushqimet dhe të hash sa më pak për tu dobësuar.

Një dietë e balancuar furnizon me lëndët ushqyese që i duhen trupit tuaj që të funksionojë në mënyrë sa më të efektshme.

Pa këto lëndë , trupi juaj është më i prirur për sëmundje, infeksione, lodhje dhe performancë të ulët.

Sa më në gjendje të jetë trupi juaj të punojë në mënyrë efikase , aq më i zhvilluar do të jetë metabolizmi juaj , i cili ndihmon në tretjen sa më të shpejtë dhe një trup më të shëndetshëm.

Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar duhet të përfshijë:

vitamina, minerale, dhe antioksidantë

karbohidrate, përfshirë niseshte dhe fibra

proteina

yndyrna të shëndetshme(bimore, që përfshihen tek yndyrnat e mira,)

Sa kalori ju duhet të merrni brenda një dite…

Dieta ditore duhet të përmbajë 1200 kalori:

Pasi zgjohesh:

Një filxhan çaji ujë të nxehtë + një gjys kokërr limoni

Në mëngjes duhet:

Një filxhan drithëra + një banane + një tas salsë kosi greke + 5 bajame + 1 filxhan çaj bimor

Në drekë :

Kraharor/gjoks pule i gatuar + një pjatë sallatë me perime + gjys pjate oriz kafe + 1 filxhan çaj bimor

Në darkë:

Salmon i pjekur në zgarë + sallatë me spinaq, perime të ziera dhe limon + 1 filxhan çaj bimor

Mos harroni se pas çdo vakti duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe të pini shumë ujë.

/NOA.al

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com