Loading...

Greqia merr vendimin e fundit për lëvizjen e shqiptarëve

Udhëzimi i ri i Greqisë iu dërgua pikave kufitare të vendeve të saj fqinje, pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale, dhe përcakton masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.

Nuk ka asnjë lehtësim sa i përket lëvizjes së shqiptarëve, edhe për dy javët e mbetura të Tetorit, përkundrazi, ka disa masa shtesë.

Mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasist që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat e tjerë, ata që udhëtojnë për tre muaj, apo për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi masa e testit negativ për Covid 19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit, mbetet forma e udhëtimit jo më vonë se 24 orë para udhëtimit, doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë, mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

Greqia ka marrë masa shtesë edhe në brendësi të vendit, mbas shtimit të ndjeshëm të rasteve me covid.

Masat janë të karakterit lokal dhe ndryshojnë nga zona në zonë, ndërsa qeverria ka vënë në funksionim edhe një platformë digjitale, në të cilën çdo qytetar mund të hyjë dhe duke përdorur kodin postar të zonës që ai interesohet.

Gjithashtu mund të lexojë edhe masat kufizuese që autoritetet kanë vendosur në atë zonë.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com