Aktorja e njohur turke, Serenay Sarikaya, ka bërë sërish operacion gjoksin.
Mediat turke raportojnë se ajo e zmadhoi gjoksin për herë të parë në vitin 2008, por ka hasur probleme për shkak të silikonit.
Teksa ka folur për këtë, një komentator ka thënë se aktorja kishte vendosur më parë silikon dhe se “silikonet e vjetra mund të kenë plasur”.
Si pasojë, aktorja është regjistruar në spital nën një emër të rremë, Seren Kaya.
Por pavarësisht kujdesit të saj, mediat turke kanë zbuluar se aktorja 29 vjeçare ka kryer përsëri ndërhyrje në gjoks.
Serenay është bërë e njohur për publikun pas roleve të saj në serialet e njohura turke, “Lale Devri” dhe “Medcezir”.