Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Tajlanda, ku një ish kampion boksi ka humbur jetën pasi është pickuar nga një shumëkëmbësh helmues.
Dokmaipa Por Pongsawang, 52 vjeç, vuante nga diabeti dhe pësoi shumë komplikacione pas helmimit.
Sipas vajzës së tij, I ndjeri refuzoi të shtrohej në spital derisa gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm.
Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe më pas përfundoi në koma.
Dokmaipa ndërroi jetë në spitalin e Kalasin për shkak të infeksionit të rëndë në gjak të shkaktuar nga pickimi i shumëkëmbëshit.
Ish-sportisti mori pseudonimin “Purta e fuqishme e jugut”, pasi ka fituar kampionate të shumta në stilin tradicional të boksit, Muai Tai.