Loading...

Rama e quajti “president të shkalluar”, Meta – “Reflekto, ndryshe 3 milion shqiptarë të ‘shkalluar’ do të..

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka nisur ditën, duke sulmuar sërish sot kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e ka quajtur “president i shkalluar”.

Presidenti Meta shprehu habi se pse u detyrua të zgjidhte tre vite më parë një president të tillë dhe e quajti Ramën “kryepinokun” rilindas.

“Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar”, tha Meta.

“Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen”, – u shpreh kreu i shtetit.

“Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar””.

“Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh”, – ishte mesazhi i Presidentit Ilir Meta, shoqëruar edhe me një video.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com