[sgmb id=”1″]
Presidenti Donald Trump e ka ripërtërirë zënkën me botën e sportit në SHBA, pasi sot u ka bërë thirrje pronarëve të Ligës Kombëtare të Futbollit t’i shkarkojnë lojtarët të cilët protestojnë gjatë këndimit të himnit kombëtar amerikan.
Në një status sot në mëngjes në Twitter, Trump sugjeroi se fansat mund t’i bojkotojnë ndeshjet e NFL-së, në mënyrë që t’u bëjnë presion ekipeve për t’i disiplinuar lojtarët të cilët protestojnë ndaj himnit, transmeton Express.
“Nëse fansat e NFL-së refuzojnë të shkojmë për t’i parë ndeshjet derisa lojtarët ta ndalin mos respektin ndaj flamurit dhe vendit tonë, do ta shihni se do të ketë ndryshime shumë shpejt”, shkroi Trump duke shtuar “Shkarkojeni ose suspendojeni”.
Trump është duke e kaluar fundjavën në klubin e vet të golfit në Bedminster, New Jeresy.
Dje, komisionari i NFL-së, Roger Goodell, tha se deklarata e parë e Trumpit për këtë çështje, e cila u bë gjatë një fushate politike të premten në Alabama, tregojnë për mungesë të respektit për NFL-në dhe lojtarët e saj.
Gjatë atij tubimi, Trump sugjeroi se një lojtar i futbollit amerikan që proteston gjatë këndimit të himnit kombëtar është bir bushtre dhe duhet ta humbë punën.