Loading...

llir Meta viziton ‘Heronjve të Vigut’: Dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut!

Presidenti llir Meta ka vizituar sot monumentin e “5 Heronjve të Vigut” në Shkodër.

Duke sulmuar sërish qeverinë, Meta tha se tradhtarët dhe gjakprishurit nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit.

Presidenti u shpreh se vepra e heronjve tanë ndriçon rrugën drejt së ardhmes së sigurt europiane, duke nënkuptuar se kryeministri Edi Rama nuk do ta ndalojë që të vijojë në dhënien e dekoratave.

“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut”.

“Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike. Tradhëtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkroi Meta.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com