Loading...

Manastirliu: Ja pse maska duhet mbajtur edhe në rrugë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri thirrje që të gjithë të mbajnë maska.

Një ditë pas vendimit të qeverisë, me anë të një postimi në ‘Facebook’ Manastirliu shkruan se me mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës si dhe kujdesin e higjenës ulet me 60% rreziku i prekjes nga COVID-19.

“Masat anti COVID. Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin”.

“Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID19″ – tha në mesazhin e saj ministrja Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu e bënë të detyrueshme dje mbajtjen e maskës për të gjithë, në çdo ambient, edhe në rrugë.

Në të kundërt, qeveria ka paralajmëruar gjoba.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com