Loading...

Basha: ‘Be teja e vërtetë na pret’

Kryedemokrati Lulzim Basha votoi ditën e sotme për listën e kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, në njësinë nr.8 në kryeqytet.

Ai tha se procesi i votimit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë është zhvilluar në gjithë Shqipërinë dhe sot kulmon dhe përfundon në Tiranë.

“Pjesëmarrja masive është tregues i pjekurisë politike dhe i vendosmërisë që të bëjmë realitet sot brenda radhëve tona atë që do bëjmë realitet për shqiptarët nesër. Kjo është një garë dhe festë demokracie. Beteja e vërtetë na pret. Kjo është një betejë ku demokratët shqiptarë janë të vetëdijshëm për urgjencën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm një rotacion karrigesh, por ndryshim real në modelin e përfaqësimit dhe qeverisjes nesër”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se modeli që është nisur dhe do të përfundojë, demokratizimi i Partisë Demokratike, do të vazhdojë në mënyrë që zëri i çdo qytetari shqiptar të ketë peshën e saj dhe qeveria e ardhshme të mos jetë peng i një grushti njerëzish, që sipas tij, janë pasuruar në mënyrë marramendëse.

Lidhur me të skualifikuarit nga gara, mes tyre Klevis Balliu në Pogradec, ai tha se nuk kanë të humbur, “Janë pjesë e burimeve njerëzore të Partisë Demokratike për të drejtuar nesër”. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com