Loading...

Bombarduesit amerikan pranë qiellit të Koresë së Veriut

[sgmb id=”1″]

Aeroplanët e SHBA-ve sot kanë fluturuar pranë hapësirës ajrore të Koresë së Veriut, duke i dërguar mesazh “shtetit të raketave”.

Pentagoni njoftoi bombarduesit strategjik amerikanë “B-1B” kanë fluturuar nga Guami, krahas me aeroplanëve “F-15” të nisur nga Okinava e Japonisë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi oqean, në lindje të Koresë së Veriut.Shtetet e Bashkuara thonë se misioni ka shkuar në pikën më veriore të Zonës së Çmilitarizuar, që ndan Gadishullin Korean.

Sipas zyrtarëve, këtë shekull, asnjë avion luftarak, apo bombardues amerikan nuk ka fluturuar ndonjëherë në atë territor. Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Dana White tha se misioni amerikan tregon për seriozitetin me të cilin e marrin SHBA-të sjelljen e papërgjegjshme të Koresë së Veriut. Në deklaratë thuhet se fluturimi i avionëve luftarakë është një demonstrim për vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe një mesazh i qartë se presidenti Donald Trump ka opsione të shumta ushtarake për të përballuar me sukses çdo lloj kërcënimi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com