Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.
Pas fjalës që mbajti sot pasdite në Asamblenë e PS-së, ku pritej që kryeministri Edi Rama të ishte më i ashpër me Presidentin Ilir Meta sesa me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka qenë i menjëhershëm regaimi i Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së tha se Rama ia ka përmenduar emrin aq shumë sot, “sa nuk më ka thënë Meta “Të dua”,” – tha ajo.
Monika Kryemadhi teksa doli menjëherë në konferencë për shtyp, në një kohë kur Basha nuk e ka bërë ende një përpjekje të tillë, tha se “dua të ndaj me ju që LSI vazhdon të ngrihet në përgjegjësinë e asaj force politike që në 2010 i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave që bllokohej prej vitesh nga Rama sepse thoshte se do ikim 1 mln shqiptarë nga vendi”.
“Dhe në të vërtetët gjatë kohës kur ai qeverisi me LSI, por nga 2017 kur mori kazanin tepsinë, kusinë rritja ishte në stratosferë”, – theksoi Kryemadhi.
Ajo i është përgjigjur akuzave të shumta që ngriti Rama ndaj Metës dhe LSI.
“Dua të them dhe ripërsëris edhe njëherë mospranimin e një mandati të dytë me sektin e rilindjes sepse kjo do të ndante zullumin dhe llumin që Rama ka futur”, – tha Kryemadhi.
“Falenderoj mbështetësit e LSI të cilët i kanë kallur datën Ramës sa gjithë fjalimin e tij ia kushtonte atyre dhe Monikës”.
“Aq herë sa më ka përmendur emrin Rama nuk më ka thënë Meta “Të dua”. Të gjithë e mbajnë mend mirë se si klithte nëpër gazeta për nxjerrjen jashtë ligjit të PS”.
“Kjo urrejtje psiqike e Edi Ramës nuk mund ta fshehi. Sot dua të them disa gjëra meqënëse përmendeshin në listën e gjatë të premtimeve të Ramës”, – u shpreh Kryemadhi.
“Sot mbas një kohes shumë të gjatë dëgjova me ëndje fjalë në panik e sipër të kryetarit të rilindjes dhe kryeministrit në ikje” – tha Kryemadhi.
“Historinë e tij ai e ka mbaruar me PS të cilët panë fytyrën e vërtetë të tij dhe panë kush është partia që ka vlerat e majta” – shtoi kryetja e LSI.
/NOA.al