Loading...

Parlamenti kalon rezolutën, ushtria turke mund të mësyjë në çdo moment në Irakun Verior

[sgmb id=”1″]

Parlamenti turk miratoi pak minuta më parë rezulutën që i lejon qeverisë të përdorë ushtrinë edhe për operacione jashtë territorit të shtetit turk.

Votimi vjen pas tentativës së kurdëve të Irakut për të formuar një shtet të pavarur në Irakun e Veriut, i cili konsiderohet një kërcënim i drejtpërdrejt për sovranitetin territorial të Turqisë, shkruan Albeu.com.

Gjuha ka qenë e ashpër mes liderëve të shtetit turk dhe drejtuesve lokal të kurdve në Irakun e Veriut, të cilët ndër të tjera kanë theksuar se do ta vazhdojnë këtë rrugë edhe sikur të dinin që në fund të saj i priste vdekja.

Nga ana tjetër, Turqia nuk ka përjashtuar ndërhyrjen me ushtri për të parandaluar zhvillimin e referendumit, i cili do të ishte një ndër sfidat më të mëdha të shtetit turk të këtij shekulli.

Referendumi i kurdve të Irakut të Veriut pritet të zhvillohet të hënën dhe pas kësaj synohet shpallja e pavarësisë së kësaj zone që veteqeverisët nga shteti i Irakut.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com