Loading...

Ndahet nga jeta ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist

Halil Hysenaj, ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare.

Ai mësohet se një ditë më parë ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Halil Hysenaj u lind në fshatin Panarit të Këlcyrës, ku edhe kreu arsimin e ulët.

Shkollën e mesme dhe të lartë i vazhdoi në Tiranë.

Në vitin 1991 zgjidhet deputet i Kuvendit të parë Pluralist në Shqipëri, në zonën e tij, i propozuar nga Partia Socialiste.

Në vitin 1999 emigroi në SHBA, ku jetoi dhe punoi derisa u nda nga jeta një ditë më parë.

Halil Hysenaj la bashkëshorten dhe dy djem.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com