Një lajm i hi dhur vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pa sojë e një inf arkti.
Fatjola Gora mbërriti në SHBA rreth dy vite më parë, duke iu bashkuar familjes. Por jeta e saj u ndërpre në mes. Ajo la pas një djalë tre muajsh, ndërsa bashkëshorti e ka të pamundur të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në ceremoninë m ortore, për shkak të masave anti-covid.
Komuniteti i shqiptarëve në SHBA ka hapur një faqe në internet për mbledhjen e fondeve, për të mbuluar shpenzimet e v arrimit.
Njoftimi i tyre:
Me dëshperim të thellë njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të Fatjola Gora, një vajzë 35 vjeçare, emigrante prej dy vitesh në SHBA.
Fatjola u nda nga jeta si pa sojë e një ataku kardiak duke lënë pas miq, familjarë, bashkëshortin dhe djalin 3 -muajsh.
Familja e Fatjolës emigroi në SHBA për të siguruar një jetë më të mirë për fëmijet e tyre. Nuk ka fjalë dhe ngushëllim që mund ta lehtësojnë sadopak dhi mbjen e tyre për hu mbjen e vajzes. Largesia e ben edhe me te veshtire perballimin e situates ndaj per kete arsye, eshte shume e nevojshme te shprehim mbeshtetjen tone per familjen e Astrit Gora.
Nje lutje shkon per te gjithe komunitetin shqiptar kudo ku ndodhen, te japin kontributin e tyre per ti ardhur ne ndihme familjes me shpenzimet funerale.
Falemnderime te perzemerta nga ne dhe familja Gora per mbeshtetjen tuaj