Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, vazhdoi sot fushatën elektorale të PS-së, ku edhe prezantoi një tjetër figurë nga bota e artit.
Fushatës së PS-së iu bashkua Kastro Zizo. Këngëtari u shfaq me një “look” ndryshe krah Veliajt dhe deputetëve socialistë, me syze prej intelektuali.
“Ditë fantastike te Njësia nr. 4 me Kastro Zizon, Ninin dhe Sadriun”, tha Veliaj.
“Gjithmonë bashkë, për të ecur më tej për realizimin e projekteve të tjera në të mirë të komunitetit”, shtoi ai.
“Mirënjohje çdo banori për mbështetjen dhe durimin!” – u shpreh Veliaj teksa bëri publike edhe fotot, ku veç drejtuesve të PS-së së Tiranës ishte edhe Kastro Zizo, në podium me ta.
Valbona Selimllari, Noizy dhe Gaz Paja ishin ndër të fundit nga ekrani që i janë bashkuar në fushatë Veliajt, teksa kryebashkiaku po ndjek strategjinë për të tërhequr sa më shumë artistë para zgjedhjeve të 2021.
/NOA.al