Loading...

Tre djem të rinj zh duken në Malësi të Madhe/ Babai i njërit prej tyre: ‘E lashë djalin në shtëpi por kur u ktheva nuk e gjeta’

Tre djem të rinj janë denoncuar si të zh dukur ditën e djeshme në Malësi të Madhe, ndërsa policia ka dyshime se dy prej tyre mund të jenë vr arë.

Duke folur për mediat ditën e sotme babai i Klement Pepaj, deklaroi se i biri nuk është ankuar për konflikte.

“E lashë djalin në shtëpi por kur u ktheva nuk e gjeta. Gruaja më tha se ka dalë për një kafe me Vilsonin. Me djalin kam biseduar vazhdimisht por ai nuk më ka thënë kurrë nëse ka problem me ndonjë person. Kanë dëgjuar kr isma armësh në drejtim të një zone pyjore që quhet Razëm. Policia ka bashkëpunuar me ne, por nuk dimë asgjë për të. Njëri është djali im, tjetri djali i dajës”, tha Nush Pepaj.

Më tej shtoi se Klementi ka ardhur para një viti se ka qenë në Francë dhe ka punuar në një kioskë të vogël në Razëm.

Nush Pepaj tha se sipas dëshmitarëve, Dannjel Pepaj është parë me armë dhe tek ai ka dyshimet kryesore.

Ndërkohë nëna e të zhdukurit Gjelina Pepaj, deklaroi se i biri doli me xhup veshur për kafe, por se nuk ka dijeni për gjë.

Të zhdukurit janë 37-vjeçari Vilson Çutaj nga Bajza e Malësisë së Madhe, Klement Pepaj 21 vjeç nga fshati Vrith, të cilët dyshohet se mund të jenë vrarë.

I zhdukur gjithashtu është deklaruar edhe 25-vjeçari Danjel Pepaj, i cili mendohet se mund të ketë gisht në vrasjen e tyre.

Dyshohet se zh dukja e të rinjve ka lidhje me kultivimin e kanabisit në fshatin Vuç Shkurtaj të Malësisë së Madhe.

Zh dukja e tyre mendohet se ka lidhje me vjedhjen e një sasie kanabisi pasi kishin parcela të mbjella me bimë narkotike, çka ka sjellë edhe konfliktin.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy të zhdukurit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, kushërinj mes tyre, kanë marrë peng për disa orë Danjel Pepaj, duke e akuzuar se u ka vjedhur kanabis dhe gjatë kësaj kohe e kanë rrahur.

Pasditen e 3 tetorit ata janë takuar sërish në një lokal në fshatin Vrith ku kanë debatuar dhe që nga ajo mbrëmje nuk ka më gjurmë prej tyre.

Teksa policia dyshon se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj mund të jenë vrarë nga Danjel Pepaj në shenjë hakmarrje, ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com