[sgmb id=”1″]
Infermierë dhe mjekë në ugjencën e pediatrisë së QSUT-së në Tiranë kanë perjetuar momente tmerri pak minuta më parë teksa disa persona të komunitetit rom kanë hyrë në dhoma duke dhunuar stafin.
Të përballur me fluksin e lartë dhe radhën e madhe grupi në fjalë ka gjetur stafin për të shfryrë dufin duke goditur mjekët dhe infermieret.
Të tmerruar nga skenat në fjalë stafi në turn kanë njoftuar forcat e rendit, të cilët kanë mbërritur me vonesë ne vendngjarje.
Aktualisht, policia ndodhet tek urgjenca e pediatrisë duke marrë në pyetje grupin e dhunuesve.