Loading...

Parcelat mbushur plot me ka nabis, Artan Hoxha nxjerr pamjet

Gazetari thotë se ky është “Pylli i vërtetë orbital” i Shqipërisë, dhe shton se paratë që do të përfitohen nga kultivimi i ka nabisit, do të përdoren për ndërtime në Tiranë.
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar edhe një video nga investigimi i njoftuar mbrëmjen e djeshme, ku disa parcela me ka nabis lulëzojnë në vendin tonë. Në postimin e sotëm, Hoxha ka nxjerrë videon, ku vetë shihet i veshur me një jelek anti-pl umb. Gazetari thotë se ky është “Pylli i vërtetë orbital i Shqipërisë”, dhe shton se paratë që do të përfitohen nga kultivimi i ka nabisit, do të përdoren për ndërtime në Tiranë. Pamjet e filmuara nga Hoxha janë në Veri të vendit.

POSTIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

“Se mos u mbetet hatri, kemi edhe video…Si gjithnje, me zë dhe figurq. Edhe pse një jelek antipl umb nuk është kurrë i tepërt… Ky është pylli i vërtetë orbital i Green Albania, që pasi të korret, do të mbjellë “beton orbital” në kryeqytetin e Lali Erit… Plot mor plot, u thye “bredhi” nga boçet, aq i mbarë është prodhimi… Dhe pastaj thoni, pse në Shqipërinë ku popullsia zvogëlohet, papunësia rritet, rroga e administratës mbetet qesharake, industria e ndërtimit vetëm lulëzon, ndërsa çmimi i apartamenteve dhe lokaleve luksoze, vetëm rritet…”.Më herët, gazetari nxorri edhe disa foto ku përshëndeste kryeministrin Edi Rama. Hoxha thoshte se Shqipëria e ka të garantuar markën e saj të ka nabisit në botë, “Made in Albania”. Gazetari po ashtu tregon se tregu i kan abisit po kap majat, ku çmimi ka shkuar nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com