[sgmb id=”1″]
Breshëri armësh drejt banesës së shefit të qarkullimit të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në oret e para të ditës së shtunë, rreth orës 03:00, kur drejt baneses se shettasit Gjovalin Toma eshte qelluar me arme.
Sipas te dhenave te para mesohet se per fat nuk ka lendime ne njerez. Gjovalin Toma, është efektiv policie me detyrë shef i qarkullimit në Lezhë.
Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.