Kryedemokrati Lulzim Basha, është shprehur mbrëmjen e sotme rreth aludimeve të një koalicion të mundshëm mes tij dhe Partisë Socialiste të Edi Ramës. Basha e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, madje shkon dhe më tej duke thënë se dosjet e Edi Ramës janë gati dhe pas 25 Prillit ai do të shkojë në ndjekje pénale të përballet me drejtësinë.
“Dosjet e Edi Ramës janë gati. Edi Rama do të shkojë për ndjekje pénale dhe sa më takon mua, nesër si kryeministër do marrë ndëshkimin e merituar nga drejtësia. Pas 25 prillit, kam vetëm një mesazh: e pret drejtësia. Atë dhe një grusht njerëzish që i kanë pirë gjakun vendit. Nuk ka koalicion me të keqen, nuk ka bashkëqeverisje me të keqen. Po nuk larguam të keqen me votë, nuk ka ndryshim.
Në emrin tim personal, të PD dhe të Opozitës së Bashkuar, nuk ka dhe nuk do ketë bashkëqeverisje me Ramën. Edi Rama do të shkojë para drejtësisë. Rama nuk ka shpëtim, është i pashpresë, vetëm po anuloi datën e zgjedhjeve. Është i pashpresë për arsyen e thjeshtë dhe të vetme: për dy mandatet e shkátërrimit të ekonomisë dhe institucioneve, për dy mandatet e premtimeve të pambajtura,” tha Basha.