Një 53 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa punonte për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Policia e Dibrës bën me dije se shtetasi Astrit Alla, ishte duke punuar me një automjet të rëndë vinç për ndërtimin e një prej urave në zonën e Klosit kur është aks identuar.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:40 minuta.
Vikt ima punonte për kompaninë “Gjoka construction”.
Njoftimi:
Rreth orës 09.40, në rrugën e Arbrit, shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.