Loading...

Ngacmohej nga shokët e klasës, 14-vjecari i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë me pasojë vd ekjen e një adoleshenti ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Shkak dyshohet se është bërë bu llizmi.

Një nxënës 14 vjeçar, i cili ngacmohej sistematikisht nga shokët e klasës në një shkollë me konvikt, va ri veten vetëm disa ditë, pasi bashkëmoshatarët i lyen jastëkun me jashtëqitje. Adoleshenti me origjinë franceze, Pierre DaCosta Noble, u gjet i varur në oborrin e shkollës së njohur në Widermere në Angli.

Shokët e afërm të vi ktimës, thanë për mediat se ai ishte mërzitur shumë nga veprimi i fundit dhe ishte shprehur se nuk po mundej dot në atë shkollë.

Raportohet se ai kishte dalë nga dhoma e konviktit rreth orës 20:00, kur ishte siguruar se shokët ishin duke fjetur, e më pas nuk u kthye më.

I mituri u gjet i va rur nga dy shokë të tij, të cilët dolën për ta kërkuar të nesërmen në mëngjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com