Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot përmes një videoje, që ka shpërndarë në profilin saj Facebook, ku shfaqet anëtarja e kryesisë së partisë së saj, Floida Kërpaçi.
Kjo e fundit ishte në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë, ku tha se “Dëgjova shqetësimin e Endrit, shqetësim për të gjithë të rinjtë dhe familjet e tyre!”
Sakaq, nga ky shqetësim, Monika Kryemadhi është shprehur para pak çastesh në reagimin e saj, se “përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë”.
“Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë”, – është shprehur ajo.
Kryetarja e LSI ka pasur edhe një thirrje ndaj Ramës.
“Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”- ishte reagimi i Kryemadhit.
Më herët Floida Kërpaçi përmes videos që u shpërnda edhe nga Monika Kryemadhi, teksa ishte në Gjimnazi “Ismail Qemali”, tha:
Qeveria shqiptare të mos luajë filmash me propagandën që prodhon, por të ndalojë presionin ndaj nxënësve dhe mësuesve që viti shkollor të vazhdojë i rregullt, pa ndërprerje dhe pa eksperimente me shëndetin dhe edukimin e brezit.
Duhet të ndalojmë largimin e të rinjve nga Shqipëria!
Mirënjohje për angazhimin e mësuesve!