Loading...

La Liga thërret De Biazin, trajnerit i kërkohet një tjetër mrekulli

[sgmb id=”1″]

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi me shumë gjasa do të vijojë karrierën në kampionatin spanjoll pas aventurës së shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare. Mediat italiane raportojnë se 61 vjeçari është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me klubin e Alaveshit në La Liga.

De Biazi pritet të zërë vendin e trajnerit Zubeldia, i cili u shkarkua nga drejtuesit pas zhgënjimit në javët e para të kampionatit, ku skuadra e Alaveshit numëron 5 humbje në 5 ndeshje.

Italiani është gati të rikthehet në La Liga pasi në sezonin 2007-2008 ai drejtoi skuadrën e Levantes. De Biazi shihet si një “barkë shpëtimi” për skuadrën baske e cila është duke kaluar një moment krize.

Skuadra e cila ka në radhët e saj edhe Enco Zidan e Bojan Kërkiç, vendosi një rekord në Spanjë duke mos shënuar asnjë gol në 5 javët e para të kampionatit.

Mediat italiane raportojnë se De Biazi dhe drejtuesit e klubit spanjoll pritet që të takohen së shpejti për të diskutuar detajet e emërimit të mundshëm të tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com