[sgmb id=”1″]
Prej disa kohësh po ndodh një hemoragji e madhe me stafin e Top Channel.
Dhjetra gazetarë e drejtues janë larguar njëri pas tjetrit nga ekrani aq i pëlqyer ndër vite nga shqiptarët.
Largimi filloi me drejtorët e informacionit Bledar Zaganjori e Mentor Kikia e më pas vijoi me gazetarët e lajmeve.
Një pjesë shkuan në zyrat e shtypit ku mund të përmendim gazetarin Muhamed Veliu.
Së fundmi edhe redaktori i ekonomisë Enkelejd Llanaj është larguar, thanë burime zyrtare të Top Channel për Cityneës.
Nga ana tjetër shumë figura të ndërtuara nga Top Channel si Marina Vjollca që shkoi që fëmijë dhe u rrit në këtë media është larguar gjithashtu në Klan.
Por largimet nuk kanë përfunduar me kaq, pasi të tjerë emra të mirënjohur të këtij ekrani e kanë braktisur atë.
Në spektaklin e humorit Portokalli janë larguar deri më tani si fakt i kryer aktorët Bes Kallaku, Erion Isai si dhe dje u bë me dije ikja e Florjan Binajt.
Gjithashtu emisioni Select i mesditës është shkrirë totalisht dhe është zëvendësuar me emra të rinj.
Pra çfarë po ndodh në televizionin Top Channel?
Cilat janë arsyet e këtyre largimeve të shumta dhe a do të arrijë ky televizion të mbetet në lartësinë e viteve të kaluara?
Përgjigjia mbetet për t’u parë te audienca dhe pëlqyeshmëria e publikut.