Kryeministri Edi Rama sot nga Vlora, ku mori pjesë në prezantimin e projektit të bulevardit të ri që do të ndërtohet pranë Lungomares, në fjalën e tij, nuk u ndal vetëm tek ky projekt.
Rama foli edhe për fushatën elektorale, para zgjedhjeve të reja paralamentare të 25 prillit 2021.
Rama foli kryesisht për masat financiare, që u morën gjatë pandemisë, si dhe ato që pritet të miratohen për bizneset dhe rritjen e pagave për mjekët, duke iu dhënë përgjigje kritikave. Po ashtu shprehu bindje për një fitore historike të PS-së, në zgjedhjet e ardhshme.
“Atyre që thonë pse u kujtove tani, u them që unë jam kujtuar edhe kur zotrote flije gjumë, çdo ditë e çdo natë,” – tha Rama. – “Por të rrisësh kontributet nga shteti për njerëzit, të heqësh komplet TVSH-në, tatimin e fitimit mbi një kategori siç është ajo e sipërmarrësve të vegjël, nuk është fjalë goje dhe nuk bëhet se do t’i ta bësh, por sepse do dhe mund ta bësh kur janë krijuar kushtet për ta bërë”.
Lidhur me vendimet e fundit, Rama tha se ky është një “detyrim më i madh në kushtet kur i kemi parë me sytë tanë, ata që nuk duan sdo shikojnë kurrë sado që Zoti ua ka dhënë të dy kokërdhokët e syve, se çfarë janë mjekët në vend, pyll pa derra nuk ka, ka mjekë, infermirë, në çdo fushë njerëz që fusin duart në xhepat e njerëzve, por janë këta që i kemi ringritur nga gremina që po e përballon me dinjitet e sukes goditjen tronditëse të virusit, ama sot ne kemi munëdësi të bëjmë edhe këtë, pra të rrisim edhe pagat dhe kjo nuk ka lidhje se ne kemi zgjedhje në prill, fare”, – tha Rama.
Më tej nga Vlora, ku ka kandiduar si deputet, Kryeministri Rama deklaroi i sigurt se PS do të fitojë zgjedhjet për një mandatin e tretë historik.
“Zgjedhjet ne i fitojmë si me këto, si pa këto, kjo nuk diskutohet. Se përtej denglaxhinjve dhe atyre që kanë pakënaqësit të natyrshme, nuk ka qenë e lehtë për asnjë familje, të përballojë gjithë këtë stres, që nga nëntori kur ta tërmeti, populli është shumë i mënçur. Populli do flasë prapë, siç ka folur dhe do flasë drejt dhe do t’i japë zotit atë që është e zotit, Çezarit atë që i takon Çezarit”, tha Edi Rama, duke shprehur bindjen e plotë, se i takon edhe një mandat tjetër.
Kryeministri përkundrejt zërave të fundit rikonfirmoi sot se ai do të kandidojë sërish në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.
“Në Vlorë kam qenë edhe më parë se të bëhesha kryetar, në Vlorë isha edhe kur u bëra kryetar i PS-së,” – tha Rama dhe, – “në Vlorë jam edhe tani që jam kryeministër dhe në Vlorë do jem edhe kur të mos jem më kryeministër, madhe do jem më shumë atëherë se do të kem më pak angazhime”.
Ai nuk fshehu edhe pretendimet e kundërshtarëve apo kritikëve, që e inatosin më shumë.
– “Më ikën mendja kur më thonë ik shiko realitetin. Këta që më thonë nuk do arrijnë të bëjnë as metra, aq sa unë kam bërë kilometra në Shqipëri” – theksoi Rama.
Kryeminsitri Rama u fol se do të kandidonte në Durrës, ose Tiranë, në zgjedhjet e ardhshme, por nga Vlora ku ishte sot, ai zbuloi se do të kandidojë sërish aty, madje aty sheh edhe frymëzimin nga ku beson se do t’i burojë edhe “fitorja e mandatit të tretë historik” të socialistëve.
/NOA.al