Mediat greke raportojnë se shteti fqinj do të goditet sërish nga një ciklon të shtunën, ndërsa një metereolog grek nuk përjashtoi mundësinë që cikloni të godasë edhe Shqipërinë.
Por meteorologia Adiola Bami tha sot, se stuhia e paralajmëruar nuk do ta prekë Shqipërinë, por tha se në fundjavë do të ketë rrebeshe shiu e stuhi.
“Vranësira dhe shira dominante në mëngjes, pasdite moti do përmirësohet”, – tha meteorologia, përsa i përket parashikimit për sot.
“Dita e sotme do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do na sjellin reshje të pakta. Edhe e premtja do na sjellë kushte të njëjta atmosferike, deri në orët e pasdites ku pritet të kemi shtim të vranësirash që do na sjellin reshje gjatë mbrëmjes dhe natës” u shpreh Adiola Bani.
Sipas saj, “ky sistem me vranësira do na sjellë rrebeshe shiu. Herë pas here në formën e shtrëngatave”.
Ajo shtoi se “është një situatë që nuk do zgjasë shumë, pasi mesdita e së shtunës dhe e diela do na sjelle përmirësim të motit”.
‘Kjo do na sjellë dhe ulje temperaturash. Vlerat ditore do të luhaten nga 6-7 gradë në mëngjes në zonat malore, kurse maksimumi në 24-26 gradë Celsius”.
“Këto rrebeshet e shiut janë mëse normale në stinën e vjeshtës. Vendi jonë ndikohet vetëm me vranësira dhe rrebeshe shiu, por që nuk do të zgjasin shumë në kohë. E diela në orët e mbrëmjes dhe e hëna do sjellin sërish rrebeshe shiu dhe vranësira të dendura”.
“Shpresojmë që nuk do të na sjellin problematika. Për sa i përket Greqisë e shtuna të sjellë rrebeshe shiu me intensitet goxha të lartë, pasi fundjavën që kaloi pati një stuhi tropikale. Duke qenë se kemi temperatura të larta këto ditë sigurisht nuk përjashtohen dhe rrebeshet me breshër”, – tha meteorologia, Adiola Bani.
/NOA.al