Loading...

Ç’po ndodh me Meksikën? Pas tërmetit katastrofik shpërthen edhe vullkani

[sgmb id=”1″]

Sikur të mos mjaftonte tërmeti që la qindra viktima dhe 2 mijë të plagosur, shteti meksikan është tronditur edhe nga shpërthim i fuqishëm vullkanik, raporton ‘New York Post’.

Popocatepetl , një vullkan rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit të Meksikës, ka shpërthyer me shtëllunga të mëdha hiri dhe gazi, ndërkohë që tërmeti 7.1 ballësh shkundi rajonin qendror të vendit.

Sistemi i vëzhgimit vullkanit regjistroi një shpërthim intensiv mbrëmjen e së mërkurës, por nuk raportoi për rrjedhje llave, shkruan syri.net.  Një kishë  në rrëzë të malit u rrëzua gjatë tërmetit dhe shpërthimit vullkanik, duke vrarë 15 besimtarë.

Papa Françesku tha se po lutej për viktimat në vendin me shumicë katolike. “Në këtë moment dhimbjeje, dua të shpreh ngushëllimet e mi…po lutem për të gjithë njerëzit e dashur meksikanë”, tha ai.

Vullkani “Popocatepetl”  ka qenë veçanërisht aktiv këtë verë dhe gjithashtu shpërtheu mes eklipsit diellor të 21 gushtit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com