Loading...

Ja si reagon përfaqësuesi i Koresë Veriore ndaj fjalimit të Trumpit në OKB

[sgmb id=”1″]

Koreja e Veriut ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump në OKB i cili ka kërcënuar me eliminim Korenë e Veriut.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, e cilësoi fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si “zhurmë të një qeni që leh”.

Ky reagim i ministrit të Jashtëm veri-korean erdh pas deklaratës së Trump ku thotë se: “SHBA-të nuk kanë alternativë tjetër përpos eliminimit plotësisht të Koresë së Veriut në rast se është e detyruar të mbrojë veten dhe aleatët e saj”.

“Trump po përpiqet të na frikësojë me zhurmën e një ‘qeni që leh'”, tha Ri Yong.

Presidenti amerikan Trump në fjalimin e tij në AP të OKB-së tha se janë të gatshëm të hedhin të gjitha hapat e nevojshëm kundër Koresë së Veriut në rast se ajo vazhdon programin e saj bërthamor.

“Lideri i Koresë së Veriut, njeriu raketë është në misionin vetëvrasës si për veten ashtu edhe për regjimin e tij. SHBA nuk ka alternativë tjetër përpos eliminimin e tërësishëm të Koresë së Veriut në rast do të jetë e detyruar të mbrojë veten dhe aleatët e saj. SHBA është e gatshme dhe në gjendje të bëjë këtë por shpresoj që kjo të mos jetë e nevojshme”, ka thënë Trump në fjalimin e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com