Loading...

Historia e pazakontë/ Jeton në harmoni me dy gra dhe 7 fëmijë,tregon sekretin: 5 ditë me njërën, pesë me tjetrën, nuk mërziten me njëra-tjetrën

Historia e tij e pazakontë, teksa jeton në harmoni me dy gra dhe 7 fëmijë, bëri bujë në vendin tonë.

Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen.
Ai ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të tetë.

Iliazi tregoi se vendosi që të merrte gruan e dytë pasi e para nuk bënte fëmijë.

Madje Anifa u shpreh se ka shkuar së bashku me Iliazin për t’i kërkuar dorën Manushaqes, për të shoqin.

“Shkova bashkë me burrin për të kërkuar dorën e gruas së dytë. U ndjeva mirë”, – tha ajo.

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë Iliaz Laskaj nga Peshkopia, si dhe dy gratë e tij.

Manushaqja tha se ishte e dashuruar dhe nuk e kishte aspak problem se ai ishte i martuar.

-“Kur erdhën në shtëpi i prita mirë, edhe prindërit po ashtu. Prindërit e patën të vështirë në fillim, por pastaj u mësuan”, – shtoi ajo.

Nusja e dytë tregoi se nuk janë fare xheloze për njëra-tjetrën. Madke tha se ia kalon shumë mirë me Anifën. Kjo e fundit tregon se donte vetë që burri i saj të merrte grua të dytë, pasi nuk bënte fëmijë. “Unë i thashë që nuk dal nga shtëpia dhe pranova që ai të merrte një grua tjetër”, – vijoi ajo.

I pyetur se si e ndan kohën me dy gratë, Iliazi u përgjigj: “5 ditë me njërën, pesë me tjetrën. Po të sëmurët njëra nuk ka problem me kaluar kohë më shumë me tjetrën. Nuk mërziten”.

“Nuk janë zënë asnjëherë”, tha ai. – “I dua të dyja njësoj, të dyja janë të mira dhe nuk e mbajnë mendjen te xhelozia. Gratë nuk kanë telefon, nuk e duan”, – u shpreh Iliaz Laskaj.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com