Loading...

Ngjarje e rëndë në Itali/ Foshnja 7-muajshe humb jetën pasi gëlltiti lodrën

Një ngjarje e rëndë me pasojë vd ekjen e një foshnjeje ka ndodhur në Itali, mbrëmjen e djeshme.

Bëhet fjalë për një foshnje 7-muajshe, në Brescia, e cila dyshohet se ka gëlltitur një lodër, me të cilën ka qenë duke luajtur.

Mediat italiane thonë se vajza mund të ketë gëlltitur një lodër të vogël, ose pjesë të një tullumbaceje të shfryrë, e cila nuk e ka lejuar të marrë frymë.

E gjithë skena ka ndodhur para prindërve të saj. Ajo është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ishin prindërit me origjinë indiane, kur kuptuan se vajza e vogël kishte problem me frymëmarjen dhe më pas lajmëruan 112, ku më pas u transportua me helikopter në spital.

Helikopteri e dërgoi vazjën në spitalin Papa Gjoni XXIII, në Bergamo, por ajo ndërroi jetë.

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com