Loading...

Ndërron papritur jetë 50-vjeçari që tërhoqë qenin zvarrë në rrugë, babai i 5 fëmijëve

Ndërron papritur jetë 50-vjeçari, i ndaluar nga po licia, pas akuzave se tërhoqë qenin zvarrë në rrugë.

Faik Përkoxha ndodhej në shtëpinë e një miku të tij në Peshkopi, ku edhe papritur ndërroi jetë.

Sipas po licisë, është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët shtetasi F. P., rreth 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pa shenja jete, i cili nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infraktit, në banesën e një miku të familjes.

Sakaq, 50-vjeçari u akuzua se kishte lidhur qenin e tij pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë në Sukth derisa kafsha ngordhi. Kjo ngjarje është regjistruar rreth një javë më parë.

Pas kësaj, Përkoxha u gjobit për keqtrajtimin e kafshëve dhe u procedua në gjendje të lirë.

Ai u denoncua përmes imazheve dhe videove, teksa tërhiqte zvarrë qenin me makinën e tij.

Faik Përkoxha, 50-vjeç, baba i 5 fëmijëve, jetonte në Sukth. Ai ka vrarë sot veten në Peshkopi, në rrethana ende të paqarta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com