[sgmb id=”1″]
Një ngjarje tragjike ajo e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në në Durrës, ku tre fëmijë janë djegur në një banesë.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 17:30, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit G.K., në Romanat.
Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë, si pasjojë e flakëve që kanë shkrumbuar banesën.
Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, prindërit nuk ndodheshin aty. Ka qenë e emëa e fëmijëve, e cila kur është kthyer ka parë shtëpinë të djegur.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.