Loading...

Shtyhet për në në orën 13.00 për këngëtaren Fjolla Morina , thirret gjinekologu

Ka dalë sot para Gjykatës së Kukësit, këngëtarja Fjolla Morina e cila do të njihet me masën e sigurisë, pas arr estimit të bërë në orët e para të 19 shtatorit, ende pa zbardhur e shtuna, me dy pistoleta në çantë, në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

“Arr est shtëpie” do të kërkojë Prokuroria për të dhe 5 milionë lekë garanci, pasi këngëtarja pretendon se është dy muajshe shtatzënë

Mirëpo seanca e parashikuar për paraditen e sotme, u shty për në orën 13.00, ku në sallë është thirrur edhe gjinekologu për të provuar vërtetësinë e shtatzënisë, pasi ekoja e paraqitur prej Morinës, sipas organit të akuzës, nuk mjafton për të provuar shtatzëninë.

Ndërkohë “arrest me burg” do të kërkohet për biznesmenin nga Kosova i cili jeton në Belgjikë, Fysnik Syla dhe shoferin e këngëtares, Fitim Muji.

Bazuar edhe në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, ditën e ndalimit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Këngëtarja dhe dy të ndaluarit e tjerë, akuzohen për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com