Loading...

Hoxha: ‘Pse tr afikantët shqiptarë zgjedhin të punojnë në Ekuador’

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sot b andat shqiptarë të ko kainës dhe zgjedhjen e tyre për të jetuar dhe punuar në Ekuador.

Hoxha në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se Ekuadori ka disa lehtësi dhe shumë shqiptarë janë ende të bllokuar në këtë vend që nga pandemia.

“Ekuadori është një vend i lirë, pasi mund të qëndrosh deri në 3 muaj pa vizë. Po ashtu në Ekuador monedha zyrtare është Dollari. Unë të kam thënë që gjatë pandemisë që një grup i madh shqiptarët kanë mbetur në këtë vend. Edhe autoritetet nuk e kanë akoma të qartë se sa shqiptarë janë të përfshirë në grupet e drogës. Unë kam folur direkt me Gramoz Rexhepin, por kam folur dhe me kriminelë të tjerë. Gjatë pandemisë që u bllokuan të gjitha lëvizjet, kokaina lëvizi sërish. Ata ruajtën dhe çimim të palëvizur për kokainën në Evropës”, u shpreh Hoxha.

Më tej gazetari foli për rastin e Gramoz Rexhepit, i cili njihet si një nga shqiptarët më të fuqishëm në trafikun e kokainës.

“Le të vijmë tek rasti konkret Gramoz Rexhepi u bëi famshëm pasi arratisjes që ka bërë nga burg. Rexhepi është arratisur disa herë nga burgjet. Rexhepi është kapur në një qendër tregtare në Ekuador. Ai kishte dokumente të qytetarit grek, ndërsa një person tjetër kishte pasaportën e babait të Gramozit që nuk kishte lëvizur kurrë jashtë shtetit. U desh disa kohë që Rexhepi të identifikohej pas ndërhyrjes së Interpol. Rexhepi tani është duke vuajtur dënimin e tij, ka disa kërkesa ekstradimi nga vendet evropiane dhe në Shqipëri”, shtoi Hoxha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com