Presidenti Ilir Meta kujton gjashtë vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut dhe mesazhin e tij.
Duke ndarë një video nga mesazhi i Papës, kreu i shtetit fton që në 6-vjetorin e vizitës së tij në Shqipëri, nuk duhet të harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.
Meta kërkon që të bëjmë gjithçka “që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë”.
Po ashtu ai citon fjalën e Papës në Tiranë, “Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”.
Presidenti e mbyll mesazhin e tij duke thënë se koha nuk pret më, “Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët”. /noa.al